Telegrafi

Kim Kardashianit i bie shkëlqimi pas mbarimit të Met Gala 2023 – fustani i saj prishet dhe perlat i shkapërderdhen në tokë

Kim Kardashian ishte mjaft e tronditur kur u fotografua duke u kthyer në hotelin e saj pasi mori pjesë në Met Gala me fustanin e saj të shkapërderdhur nga perlat të hënën.

Ndërsa ajo dukej e pabesueshme në fillim të natës, rezultoi se veshja me rruaza nuk ishte zgjedhja e duhur për mbrëmjen në fjalë, shkruan DailyMail.

Ndërsa doli nga vetura, Kim, 42 vjeçe, dukej se mund të pengohej lehtësisht mbi fijet e perlave të shkapërderdhura në takat e saj të larta.

Dhe për fat të keq, ajo rrëshqiti paksa, sepse pak minuta më vonë, perlat e rëna në tokë u fotografuan duke u thyer dhe shpërndarë.

Lexo po ashtu Motrat Kardashian-Jenner nuk mungojnë në Met Gala 2023, marrin vëmendjen me dukjen e tyre atraktive

Ikona e modës la një gjurmë perlash në dysheme dhe Kim e tronditur mund të shihej duke parë dëmin teksa vraponte brenda hotelit.

Më herët atë natë, ajo dhe ish-i dashuri i saj Pete Davidson shijuan një ribashkim miqësor brenda eventit, pasi Met Gala 2023 i bëri për herë të parë ata bashkë pas një kohe shumë të gjatë.

Lexo po ashtu Nga Rita Ora, Dua Lipa e deri te Kim Kardashian - paraqitjet më të bukura në Met Gala 2023

Kim dhe Pete, 29 vjeç, të cilët u ndanë në gusht të vitit 2022 pas një romance nëntë-mujore, dëshmuan se nuk kishte raporte të këqija mes tyre pasi u fotografuan duke biseduar bashkarisht me këngëtarin Usher, 44 vjeç, në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City.

Pete, i cili tani është në lidhje me Chase Sui Wonders, i dhuroi një buzëqeshje të ngrohtë Kimit ia nguli sytë gjatë bisedës, ndërsa Usher mund të shihej duke qeshur.

Pete u rikthye në Met Gala i vetëm të hënën – një vit pasi ai dhe ish-e dashura e tij, KIm Kardashian, bënë bujë me një paraqitje të përbashkët në këtë event. /Telegrafi/