Telegrafi

Kim Kardashianin e merr gjumi në sallon të bukurisë, parukieri i saj publikon fotografinë e yllit duke fjetur teksa ajo grimohej

Kim Kardashian është një profesioniste e zënë, duke rritur katër fëmijë, duke studiuar drejtësi dhe duke drejtuar disa biznese të suksesshme.

Por parukieri i saj Chris Appleton nuk mund të mos bënte humor me manjaten 40 vjeçare, pasi ajo u përpoq të merrte një sy gjumë gjatë seancës së saj të fundit të makijazhit.

Appleton talli klienten e tij të preferuar duke publikuar një pamje të saj, që e shfaqte atë duke fjetur në karrigen e sallonit, ndërsa shkroi në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram: “Të dua Kim”, shkruan DailyMail.

Dukej sikur Kardashian ishte rutinë e bukurisë, me një fytyrë me makijazh të plotë ndërsa mbështetej në karrige me sytë e mbyllur dhe me gojën hapur.

Me të parë që imazhi i saj u publikua në Instagram, super ylli nuk u kënaq nga fotografia, duke komentuar: “Unë të urrej ty! Ti më rraskapit!”.

Por miqtë e famshëm të Kimit, si Paris Hilton e donin momentin e çiltër, duke shkruar: ‘Bukuroshja e Fjetur’ në një koment.

Kim ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit, që pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga Kanye West.

Kardashian e cili ka katër fëmijë: North, shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tre vjeçe dhe Psalm, 21 muajsh me reperin/politikanin e dështuar – bëri një udhëtim në Palm Springs menjëherë pas raportimeve të ndarjes.

Ajo vazhdoi të mbështetej te miqtë dhe familja, duke u parë një natë në darkë në Beverly Hills me motrën Kourtney Kardashian dhe ish-ndihmësen Stephanie Shepherd më 23 shkurt.

Çifti po kërkon kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre dhe burimet thonë se asnjëri nuk po e konteston ndarjen e tyre.

Kim ka pasuri në vlerë pothuajse një miliard dollarë falë produkteve të grimit, aromës dhe linjës së të brendshmëve, ndërsa reperi ka pasuri në vlerë 1.3 miliard dollarë falë muzikës, koncerteve dhe firmës së këpucëve.

Një burim ka pohuar se ata kanë në plan që fëmijët e tyre të qëndrojnë në Kaliforni, pavarësisht se Kanye West ndan jetën e tij mes Los Angeles dhe Wyoming.

Kim ka pasur shumë pak kontakte me ish-burrin e saj artist që nga tetori i vitit të kaluar, pasi tensionet u rritën kur ai vendosi të kandidonte për President të Shteteve të Bashkuara në korrik.

Gjatë një tubimi, Kanye pretendoi se Kim donte që North të abortohej dhe gjithashtu iu referuar vjehrrës së tij Kriss Jeneri, si një ‘Kris Jong Un’. /Telegrafi/