Super ylli Kim Kardashian vazhdon të jetë një ndër emrat më të kërkuar në rrjetet sociale.
Ajo di në të shumtën e rasteve të bëjë për vete fansat me imazhet provokuese që publikon.
Së fundmi, ajo tronditi opinionin teksa u shfaq e zhveshur në disa imazhe në plazh, të cilat bën xhiron në internet.
E së fundmi ajo është zhveshur sërish, kësaj radhe për të promovuar linjën e saj të re të parfumeve “KKW Flagrance”.
Me një dukje prej biondeje, ajo ka pozuar në disa tuta të shkurtra, me ç’rast ka vënë në pah linjat e saj atraktive.
Imazhet në fjalë i kanë dhuruar asaj mijëra pëlqime dhe komente, si dhe shitje të parfumeve. /Telegrafi/