Telegrafi

Kim Kardashian zbulon se kishte bërë pesë operacione pas ndërlikimeve të shtatzënisë së dytë

Kim Kardashian West ka zbuluar shtrirjen e operacioneve që i duheshin për të riparuar dëmin nga dy shtatzënitë e para, gjë që përfundimisht çoi në pasimin e dy fëmijëve të saj më të vegjël përmes zëvendësuesve.

Nëna e katër fëmijëve tha të enjten në një video në Instagram për markën e saj të veshjeve SKIMS se ajo iu nënshtrua pesë operacioneve pasi pësoi komplikime, ndërsa lindi vajzën e saj North, dhe djalin Saint, me burrin Kanye West.

“Në të vërtetë unë duhej të kisha pesë operacione të ndryshme brenda një viti e gjysmë për të rregulluar dëmin që bëri gjithçka brenda”, tha Kim.

Gjatë asaj kohe, ajo tha që po vazhdonte me fotosesione dhe shfaqjen realiste të familjes së saj, “Keeping Up With Kardashians”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

Kardashian West, 39 vjeçe, më parë ka folur për kryerjen e operacionit me shpresën për të mbetur shtatzënë për herë të tretë, por kjo është hera e parë që ajo zbuloi se sa procedura ka duruar.

Kim Kardashian (Foto: Presley Ann/Getty Images for American Influencer Awards)

Në vitin 2017 në “Keeping Up with Kardashians”, superylli tregon se do të bënte operacion në mënyrë që të kishte një shtatëzani të tretë, e cila përfundimisht rezultoi e pasuksesshme.

“Kështu që unë pyeta mjekët e mi, a mund ta bëj këtë edhe një herë, dhe ata ishin si, “Ne nuk do të vendosim as një embrion në ju”, tha Kardashian në fund të kësaj videoje. /Telegrafi/