Site icon Telegrafi

Kim Kardashian zbulon se ishte në gjumë kur Kourtney u martua me Travis Baker: U zgjova me një milion mesazhe

Kim Kardashian thotë se zbuloi se motra e saj Kourtney ishte martuar në Las Vegas përmes një mesazhi në bisedën e grupit familjar.

Kourtney, Kim, motrat Khloe dhe Kendall Jenner dhe nëna e tyre Kris Jenner ishin të ftuara te Jimmy Kimmel Live! të mërkurën mbrëma(6 mars) për të promovuar serialin e tyre të ri në Hulu, dhe gjithashtu u pyet për martesën e Kourtney me Travis Baker.

Gjatë fundjavës, Kourtney dhe Travis tronditën fansat e tyre kur konfirmuan se kishin një martesë ‘praktike’ në një kishë në Las Vegas pasi morën pjesë në çmimet Grammy të këtij viti.

Jimmy Kimmel pyeti nëse familja ishte në dijeni të dasmës së motrës së madhe Kourtney, me nëna e tyre Kris tha se ajo dhe Khloe e dinin për vendimin e tyre.

Por, Kim tha se ajo ishte duke fjetur kur ata të dy kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, shkruan DailyMail.

Ylli televiziv deklaroi se familja e famshme kanë një grup ku informohen për çdo gjë me njëri-tjetrën dhe ajo e mori vesh nga bisedat e emocionuara kur u zgjua të hënën në mëngjes.

“Ajo na tregoj atë në bisedën në grup dhe shkroi ‘hej meqë ra fjala u martova mbrëmë!’ dhe u zgjova me një milion mesazhe”, tha Kim.

Ndërsa në specialen e familjes së famshme në ABC News, e cila u transmetua gjithashtu të mërkurën, Kourtney foli për marrëdhënien e saj me Travis dhe atë se si ai u kthye nga një mik në të fejuar.

42-vjeçarja rrëfeu për prezantuesin se ajo e dinte se nuk do të kishte kthim mbrapa me bateristin e ‘Blink-182 pasi gjërat po merrnin një drejtim romantik.

“Ndihesha thellë brenda vetës nëse shikonim njërii-tjetrin në sy, e dini, e bënim fizikisht, se kishte mbaruar”, tha ajo.

Kourtney dhe Travis ishin miq për më shumë se një dekadë përpara se të fillonin të takoheshin në dhjetori të vitit 2022.

Në tetor të 2021, Travis i propozoi fejesë nënës së tre fëmijëve në Montecita të Kalifornisë.

Lexo po ashtu Kim Kardashian takon fëmijët me të dashurin e ri - Pete Davidson shihet në shoqëri të North

Ndërkohë, të mërkurën Kourtney postoi fotot nga prapaskenat e dasmës së tyre ‘epike’ të dehur, e cila u mbajt në Las Vegas në orët e hershme të mëngjesit.

Postimi i Kourtney në rrjetet sociale u prit mirë dhe me shumë urime nga ana e familjes, miqve dhe fansave të saj besnikë. /Telegrafi/

Exit mobile version