Kim Kardashian vendosi ta quajë Chicago vajzën e saj që erdhi në jetë këtë vit, nga një nënë surrogate.
Por Kim Kardashian duhej të grindej me familjen e bashkëshortit të saj, Kanye West kur zgjodhi këtë emër për foshnjën e tyre, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Në nga episodet e “Keeping Up with the Kardashians”, ajo zbuloi se kushëriri i Kanyet kishte dalë me disa ide, nga të cilat ajo definitivisht nuk e ishte pajtuar.
“Kushëriri i tij donte që ne ta quanin Miracle West”, i tha ajo motrës së saj Kourtneyt.
Kur fëmija mbërriti nëpërmjet një zëvendësueseje, ajo shpjegoi zgjedhjen e emrit.
“Kanye është me origjinë nga Çikago dhe qyteti lidhet me kujtimet e nënës së tij”, tha ajo.
“Në momentin kur e hodha sytë tek fëmija im, isha kaq e dashuruar, jam shumë e ngazëllyer që ta kem këtë shtesë tek familja ime”, tha ajo.
“Unë jam pro ardhjes në jetë të fëmijëve nëpërmjet nënave zëvendësuese” shtoi Kim, e cila tha se ndjeu një lidhje të menjëhershme me fëmijën, e cila tani është tetë muajshe.
Dhe si përfundim, ajo dhe Kanye e pagëzuan me emrin Chicago të voglën e tyre, duke zgjedhur kështu emrin që pëlqyen vetë dhe jo atë të familjes. /Telegrafi/