Site icon Telegrafi

Kim Kardashian zbuloi se si me të motrën kanë vjedhur në dyqanin e Diorit

Khloe Kardashian dhe Kim Kardashian (Foto by Astrid Stawiarz/Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian ka treguar se si adoleshente, ajo e theu ligjin me motrën e saj, Khloe Kardashian.

Bukuroshja amerikane me prejardhje armene ka treguar se si vite më parë ka vjedhur me të motrën në një dyqan të Diorit.

“Ne kemi qenë në Hawaii dhe pamë një dyqan Christian Dior, ku askush nuk ishte duke punuar. Dukej se ishim në xhungël dhe dyqani ishte i braktisur”, tha Kim duke buzëqeshur se Khloe dëshironte të kishte një palë syze Dior.

Kim Kardashian West dhe Khloe Kardashian (Foto by Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Ndonëse motrat shkelën ligjin, Kim tha vetëm se i pëlqente syzet që vodhën me të motrën.

“Syzet ishin fantastike dhe aq shumë na kanë pëlqyer sa që ende i ruajmë. Janë me të vërtetë të bukura”, tha bashkëshortja e Kanye West.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që motrat Kardashian kanë folur haptazi për të kaluarën e tyre të trazuar, ku muaj më parë zbuluan se kanë eksperimentuar me ekstazë. /Telegrafi/

Exit mobile version