Duke lëvizur nëpër imazhet e veshjeve të Kim Kardashian West ndër vite, e cila mbush 40 vjeç sot, një gjë mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë kohës: sa e sigurt duket ajo edhe në ato më të diskutueshmet prej tyre.
Pothuajse çdo dukje sjellë dramë dhe e bënë yllin të duket seksi, që nga ditët e saj të para si stiliste dhe asistente e Paris Hilton, e deri tek paraqitjet e saj më të fundit në tapetin e kuq para pandemisë së COVID-19 në fillim të këtij viti.
Pastaj ka flokët – drejt, gjithmonë të shkëlqyeshëm, shpesh të gjatë.
Pavarësisht nga këto tipare të përsëritura, stili i Kardashian West ka pësuar një transformim në dy dekadat e fundit.
Që nga paraqitjet e para në fillim të viteve 2000, ndjenja e saj e modës evoluon gjithmonë, kështu duke e bërë Kardashian një ikonë të vërtetë mode.
Më poshtë gjeni disa nga dukjet më të bukura dhe të veçanta të yllit:
/Telegrafi/