Telegrafi

Kim Kardashian vjen me poza të reja provokuese, teksa promovon produktet e reja kozmetike të saj

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Super ylli me famë botërore, Kim Kardashian, është një nga yjet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, Kim ndau me ndjekësit setin e ri fotografik në rrjetin social Instagram.

Këto fotografi ajo i ka realizuar me qëllim të promovimit të produkteve të saj më të re të kozmetikës.

Ajo nuk ka hezituar të vë në pah format e saj trupore, duke vazhduar ta vërtetojë se është ende në top formë.

Këto fotografi kanë marrë me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/