Kim Kardashian është e zonja që gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen e medieve.
Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi ‘të nxehta’, duke bër për vete kështu fansat e saj.
Në imazhet e fundit të publikuara në Twitter dhe Instagram, Kim pozon vetëm në të brendshme e shtrirë në krevat.
Ajo mban të veshur një palë atlete, ndonëse është thuajse e gjitha e zhveshur.
Me këtë pamje, 37-vjeçarja nuk i la edhe shumë vend imagjinatës.
Si nënë e tre fëmijëve, ajo duket mjaft në formë, ndërsa vazhdon të citohet nga mediat si një nga femrat më tërheqëse. /Telegrafi/