Telegrafi

Kim Kardashian me veshje provokuese teksa mëson për provimin e radhës

Kim Kardashian po i tregon botës se ajo është një bukuri e matur.

Të premten, ylli 38-vjeçar i serialit “Keeping up with the Kardashians” publikoi një fotografi për 136 milionë ndjkekësit e saj në Instagram, ku tregoi se po lexonte një libër në verandën e saj, teksa dukej mjaft provokuese me veshjen e saj.

Kim Kardashian (Foto: Michael Loccisano/Wire Image/Guliver)

Nëna e tre fëmijëve e përshkroi fotografinë me fjalët “Merrni shënime”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Më tej kishte një pije në tryezën e kafesë, e cila duket të ketë qenë e përgatitur për yllin Kardashian.

Ky imazh është realizuar në Bali, atje ku ajo ka udhëtuar bashkë me familjen e saj për të festuar ditëlindjen.

Gruaja e Kanye West po studion për t’u bërë avokate dhe ka qenë praktikante në një firmë ligjore në San Francisko, me shpresën e marrjes së licensës në vitin 2022.

Në episodin e fundit të “Keeping up with the Kardashians”, Kim tregoi se aktualisht është duke mësuar rreth provimit të amnistisë, ndërsa merrte leksione rreth mëshirës për të burgosurit. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)