Telegrafi

Kim Kardashian vendos të tregojë format trupore, publikon fotografi provokuese me bikini

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Super ylli Kim Kardashian di gjithmonë se si të bëhet temë e mediave.

Fotografitë provokuese që ajo publikon marrin gjithmonë vëmendjen e fansave, dhe kjo është arsyeja pse ajo numëron kaq shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Së fundmi, Kim publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një tjetër fotografi tërheqëse me bikini.

Ajo shfaqet e shtrirë duke marrë rreze dielli, teksa shfaq linjat e saj trupore.

E përfolur shumë për celulit, ajo vendosi që kësaj radhe të vijë tërësisht transparente për të treguar linjat e vërteta që ka.

Komentet dhe pëlqimeve nga ana e fansave kanë qenë të shumta.

Javën e kaluar, Kim u përfol se dërgoi burrin e vet në spital, për shkak se ai ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. /Telegrafi/