Site icon Telegrafi

Kim Kardashian vendos të dhurojë 500 mijë dollarë për fansat

Kim Kardashian përpos ndihmës emocionale për fansat, tashmë ka zgjedhur t’i del në ndihmë edhe financiarisht.

Ajo ka vendosur që të ndajë 500 mijë dollarë nga buxheti i saj, që do të shkojnë për fansat që kaluan nëpër këtë vit të vështirë, shkruan Mirror.

40-vjeçarja një vendim të tillë e mori, pasi dëshironte që të përfundonte 2020-tën me një gjest humanitar.

Foto: Mirror

“Viti 2020 ka qenë i vështiru për shumë prej juvë që jeni shqetësuar se nuk mund të paguani qiratë, andaj unë dua të shpërndajë dashuri përmes 500 dollarëve për një mijë njerëz”, u shpreh ajo.

Bukuroshja brune theksoi se jeni në muajin e festave, në ndërkohë në kohën më të mirë të vitit.

Foto: Mirror

Ndërkohë, Kim kohëve të fundit ka qenë duke i mbajtur të azhurnuar fansat, përmes dekorimeve për Krishtlindje në rezidencën e saj. /Telegrafi/

Foto: Mirror
Exit mobile version