Site icon Telegrafi

Kim Kardashian vë në pah linjat trupore përmes brendit të një stilisteje me ngjyrë

Kim Kardashian (Foto: Lars Niki/Getty Images for WSJ. Magazine Innovators Awards/Guliver)

Teksa fushata “Black Lives Matter” po vazhdon në mbarë botë, Kim Kardashian po mundohet të përdorë platformën e saj për të ndryshuar pikëpamjen e njerëzve.

E veshur me ngjyrë rozë, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka promovuar linjën e një vajze me ngjyrë, të cilën ajo pëlqen shumë, shkruan Daily Mail.

39-vjeçarja ka shkruar në përshkrim, duke inkurajuar fansat që të hedhin një sy në fustanin e veshur, teksa zbulon se kjo linjë vjen nga një stiliste mjaft e talentuar.

Duke pozuar në një kolltuk të madh, Kim ka vënë në pah linjat trupore përmes veshjes së quajtur “Zenith”.

Lexo po ashtu Kim Kardashian ndan një fotografi të katër fëmijëve të saj: E gjithë zemra ime

Ngjyrës së veshjes ajo i ka përshtatur edhe aksesorët, pasi ka vendosur një palë vathë që merrnin vëmendje.

Kim ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Minnesota. /Telegrafi/

 

Exit mobile version