Telegrafi

Kim Kardashian vazhdon të ketë probleme me peshën, të pasmet e saj marrin sërish vëmendje

Super Ylli Kim Kardashian vazhdon të mbetet një ndër personazhet më të përfolur.

Një ditë më parë, ajo mori vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj në Instagram, pasi publikoi një fotografi ku u shfaq duke ngrënë ushqim ndërsa ishte nudo në pjesën e sipërme.

Së fundmi, ajo ka marrë sërish vëmendjen e ndjekësve, kjo pasi u fotografua gjatë një loje bejsbolli me familjarët e saj.

Pavarësisht se u përfol për rikthimin e formave fizike, Kim duket se vazhdon ende të vuajë nga kilet e tepërta.

Fotografitë e shkrepura nga paparacët, e kanë shfaqur atë mjaft të shëndoshë gjatë kohës sa luante.

Në sy binin gjithmonë të pasmet e saj, për të cilat shpesh është akuzuar se ka celulit.

Ndryshe, pamja e saj me flokë rozë, e bëri atë të dukej më tërheqëse. /Telegrafi/