Site icon Telegrafi

Kim Kardashian uron përzemërsisht ditëlindjen e mikut dhe grimerit të saj Marios

Mario Dedivanoviç është një nga grimerët më të kërkuar në listën e të famshmëve duke përfshirë Kardashianët. Ai është gjithashtu një ambasador i “Anastasia Beverly Hills” dhe ka hartuar programin e tij të trajnimit të quajtur “Master Class”.

Mario shfaqet në serialin “The Kardashians” si miku i Kimit dhe si grimeri i saj e që atëherë ata të dy kanë qenë një dyshe simpatike.

Kimi tregohet shumë e dashur ditën e djeshme duke e uruar mikun e saj të vjetër për ditëlindjen e tij.

Në fotografinë e parë që postoi bukuroshja shkruante: “Gëzuar ditëlindjen për të vetmin Mario Dedivanoviç. E di që ditëlindjen e pate dje, por unë isha shumë e zënë duke folur me ty në telefon e duke kënduar, kështu që po postoj tani t’i tregoj botës se të dua dhe më ka marrë shumë malli për ty.

Foto: Kim Kardashian/InstaStory

Ndërsa në fotografinë e radhës ajo shkruan: “Për ditëlindjen tënde të kam blerë 40 bileta aeroplani, e kështu ndoshta mund të të shoh më shpesh sepse distanca nuk po funksionon”.

Foto: Kim Kardashian/InstaStory

“Kjo është gjithçka që kemi tani për tani, prandaj kam nevojë për ty më shumë se çdo herë”.

Foto: Kim Kardashian/InstaStory

Kimi e përmbyllë urimin në këtë mënyrë duke u treguar të gjithëve për miqësinë e veçantë që ata të dy kanë. /Telegrafi/

Foto: Kim Kardashian/InstaStory

 

Foto: Cosmopolitan

 

Foto: WWD
Exit mobile version