Telegrafi

Kim Kardashian uron në mënyrë të veçantë vajzën e saj, North për ditëlindjen e shtatë

Kim Kardashian (Foto: Getty Images/Guliver)

Vajza e Kim Kardashian, North, është duke u rritur shumë shpejt.

Ylli televiziv, 39-vjeçe, ka zgjedhur rrjetin social, Instagram për të uruar vajzën e saj në ditëlindjen e shtatë.

Ajo ndau disa fotografi e video, në të cilat ka përmbledhur disa nga momentet më të mira të tyre, përfshirë këtu edhe ato me bashkëshortin e saj, Kanye West.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

“Urime ditëlindjen e shtatë për vajzën time të parë North. Nuk mund të besoj se jeni bërë shtatë vjeçe. E çmendur se si ka ecur koha kaq shumë”.

“Ju jeni gjithçka dhe më shumë se që kam ëndërruar. Stilistja më kreative ndonjëherë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Kim Kardashian ndan një fotografi të katër fëmijëve të saj: E gjithë zemra ime

Përveç Kim, dedikime për North kanë bërë edhe gjyshja e saj, Kris Jenner dhe motra e Kardashian, Kourtney.

Vetëm pak ditë më parë, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka publikuar një fotografi të katër fëmijëve me përshkrimin “e gjithë zemra ime”.

North është vajza e madhe e Kim, ndërsa ka edhe tre fëmijë të tjerë: Chicago, Saint dhe Psalm. /Telegrafi/