Site icon Telegrafi

Kim Kardashian uron me fjalë dashurie grimerin e saj shqiptar për ditëlindje

Mario Dedivanovic dhe Kim Kardashian West (Foto: Presley Ann/Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian vazhdon të jetë një prej personazheve më të komentuar në mediat ndërkombëtare.

Dukjen e saj, ajo ia beson gjithnjë grimerit të njohur shqiptar, Mario Dedivanovic, i cili është njëherësh edhe grimeri i saj i besuar prej vitesh.

Mario sot feston ditëlindjen e 35-të, dhe me këtë rast ka marrë një urim të përzemërt nga bashkëpunëtorja e tij më e afërt, Kim Kardashian.

Lexo po ashtu Kim Kardashian publikon për fansat një fotografi 'të nxehtë' nga shtrati në Instagram

Kjo e fundit, vendosi që në InstaStory të publikoi disa imazhe të realizuara ndër vite, e ndërsa shkruante urime të përzemërta për të.

“Urime ditëlindjen një dhe i vetmi im Mario Dedivanovic. Të dua përtej asaj që një hapësirë në postim mund ta thotë”, ka shkruar ajo në një nga postimet e saj.

Foto: Kim Kardashian/InstaStory

Mario përndryshe njihet si grimer i shumë yjeve botërorë, por në veçanti kujdeset për dukjen e Kimit.

Urimet për të në këtë ditë, kanë qenë të shumta edhe nga fansat. /Telegrafi/

Foto: Kim Kardashian/InstaStory

 

Foto: Kim Kardashian/InstaStory

 

Foto: Kim Kardashian/InstaStory
Exit mobile version