Grimeri i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Mario Dedivanovic, feston sot (e martë) ditëlindjen e tij të 36-të.
Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij, ndërsa nuk kanë munguar edhe urimet e përzemërta të yjeve me të cilët ai bashkëpunim.
Kim Kardashian është njëra ndër to, e cila nuk ka kursyer një urim të sinqertë për bashkëpunëtorin e saj të besuar.
Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet në krah të Marios, ndërsa i uron atij ditëlindjen.
“Urime ditëlindja për një dhe të vetmin, miku im për jetë! Të njoh për më shumë se një dekadë, je njeriu më besnik që njoh. E rrallë të gjej si ti, të dua përgjithmonë”, kanë qenë fjalët e Kim Kardashian për Marion.
Grimeri Dedivanovic përndryshe njihet edhe si “krahu i djathtë” i Kimit, kjo pasi ai është kujdesur për çdo dukje të saj televizive. /Telegrafi/