Telegrafi

Kim Kardashian u rebelua ne moshën 11 vjeçare, bëri një veprim të palejuar nga prindërit (Foto)

Kim Kardashian preferon që herë pas here të publikojë në rrjetet sociale fotografi nga e kaluara e saj.

Së fundmi, ajo ka prezantuar një imazh me Nocile Richiu kur ishin shumë të reja.

Në postimin e saj të fundit, Kim ka treguar se ajo dhe Nocile kishin përdorur buzëkuq për herë të parë kur ishin 11 vjeçe.

Madje, ajo tregon se këtë gjest e kanë konsideruar në atë kohë si akt rebelimi, kundrejt prindërve që nuk i lejonin vajzat të përdornin buzëkuq në moshë të vogël.

“Kur Nicole Richie dhe unë ishim rreth të 11, shkuam në një shitore në Malibu dhe morëm buzëkuq. E përdorëm atë për të treguar revoltën tonë”, (sic.), ka shkruar Kim në ueb-faqen e saj. /Telegrafi/