Telegrafi

Kim Kardashian u kritikua nga fansat për përshkrimin e jetës si ‘parajsë’ në një ditë që ShBA regjistroi një numër rekord të vdekjeve nga COVID-19

Kim Kardashian West citoi së fundmi një frazë të një kënge që i referohej jetës si ‘parajsë’ në një postim të fundit dhe njerëzit e kritikuan atë pasi po injoron përhapjen madhe të pandemisë së coronavirusit.

Të martën, Kardashian ka ndarë një imazh në Instagram duke pozuar në bikini, ndërsa në mbishkrim kishte cituar këngën e Jeremih të publikuar në vitin 2015 “Paradise”.

“Kjo është më shumë se jetë. Kjo është parajsë”, ka shkruar ylli televiziv.

Ndjekësit e Kim e pushtuan atë menjëherë me komente marrë parasysh që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i vdekjeve nga COVID-19 ka kaluar 400 mijë.

“Ne jemi në pandemi Kim”.

Foto: Twitter

“Ndoshta mund të jetë parajsë për ty, por jo edhe për 400 mijë njerëzit që kanë vdekur nga covid”.

“Ju jeni në parajsë? Në rregull, mirë. Por të shohësh që 400 mijë kanë vdekur nga covid kjo është mosrespekt”.

Foto: Twitter

Kjo nuk është hera e parë që ylli i “Keeping Up With the Kardashians” kritikohet për sjelljen e saj gjatë pandemisë.

Ajo u akuzua nga fansat në tetor pasi ndau fotografi nga kremtimi i ditëlindjes dhe grumbullimi i shumë personave.

Foto: Twitter

Sidoqoftë, Kim deklaroi se së bashku me familjen dhe shoqërinë janë testuar vazhdimisht dhe se po respektonin rregullat për parandalimin e virusit.

Duke përmendur edhe motrat e Kim, vetëm Khloe ka rezultuar pozitive me COVID-19 para disa muajve. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Jon Kopaloff/FilmMagic