Telegrafi

Kim Kardashian tregon trupin e mrekullueshëm, gjatë pushimeve me motrat e saj

Kim Kardashian befasoi fansat me fotografitë e fudit në Instagram, nga pushimet e saj në Turks dhe Caicos.

Superylli 43-vjeçar ka qenë duke pushuar në destinacionin e Karaibeve me motrat e saj Kourtney dhe Khloe Kardashian.

Lexo po ashtu Kim Kardashian dhe motra Khloe shfaqin linjat e tyre mahnitëse në bikini, gjatë pushimeve

Ata duket se kanë sjellë me vete fëmijët e tyre, pasi shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në pushimet pranverore, shkruan DailyMail.

Por Kim ishte e vetme në fotografitë e saj të reja në Instagram, duke treguar trupin e saj në bikini “Miu Miu” dypjesëshe.

Me flokët e saj të lagura, ajo i dha kamerës një vështrim, teksa qëndronte në plazh përballë një pamje verbuese të perëndimit të diellit mbi det. /Telegrafi/