Kim Kardashian zbuloi se ka vuajtur në heshtje nga një dëmtim, i cili e ka penguar atë të ushtrojë në javët e fundit.
“Në rregull njerëz, diçka që ju nuk e dini për mua është se unë theva shpatullën dhe grisa këmbën”, tha 42 vjeçarja për 363 milionë ndjekësit e saj në Instagram të hënën.
Ajo vazhdoi: “Ne po fillojmë rehabilitimin, sot, dhe stërvitjet tona sepse duhet të kthehem në palestër”.
Sipërmarrësja miliardere vazhdoi të shpjegonte se po punonte me një trajnere personale, të quajtur Melissa Alcantara, e cila më parë kishte pësuar të njëjtin dëmtim.
Ndërsa përgatitej për të rehabilituar shpatullën e saj, me shumë gjasa duke forcuar muskujt që e mbështesin atë, nëna e katër fëmijëve theksoi se asgjë nuk do ta ndalojë atë.
Është e paqartë saktësisht se si dhe kur ndodhën lëndimet e Kardashian, pavarësisht se ajo dokumenton seancat në palestër, të cilat zakonisht fillojnë në 5:30 të mëngjesit.
Më 5 korrik, trajnerja e saj personale, Senada Greca, ndau rutinën e stërvitjes së yllit në rrjete sociale.
Themeluesja e SKIMS kishte treguar se si ajo punon për dy orë në ditë nën mbikëqyrjen e trajnderes Senada për 5-6 ditë në javë.
Sipas vetë Kim, qëllimi i saj kryesor i fitnesit ishte të fitonte më shumë muskuj në mënyrë që të mund të ishte më e fortë në përgjithësi.
“Jam krenare për angazhimin tonë së bashku”, shtoi Kim, duke iu referuar punës së saj me trajneren shqiptare. /Telegrafi/