Super ylli Kim Kardashian vazhdon të mbetet një ndër personazhet më të komentuar në media.
Stili i saj i jetesës bëhet gjithmonë temë diskutimi, ndërsa duket mjaft atraktive ani pse është nënë e tre fëmijëve.
North, Saint dhe Chikago janë tre fëmijët e saj, ndaj të cilëve Kim është mjaft e përkushtuar.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për WealthSimple. Kim ka treguar se ishte tmerruar kur kishte marrë fillimisht lajmin për shtatzëninë e saj.
Super ylli dyshonte fillimisht se do të mund të bëhej një nënë e mirë në moshë aq të re, por më pas dalë nga dalë e mori veten.
“Nëna ime më kishte sjell mua në jetë kur ishte vetëm 23 apo 24 vjeçare, ndërsa motrën time kur ishte 22. Babai im ishte pak më i vjetër, 36 vjeç kur më pati mua., Por mendoj se ata i dinin të gjitha dhe më dukej se ishin më të mbledhur disi. E unë mbeta sikur: wow a jam gati për këtë?”, ka treguar Kim.
“Por realisht nuk je kurrë gati. Këtë ua them të gjithë miqve të mi. Unë në të 30tat e edhe Kanye po ashtu, dhe nëse nuk jemi gati tani çfarë të presim më? Kjo është patetike dhe vetëm ndodhi. Isha e tmerruar dhe mendoja se jeta ime përfundoi. Nuk i ngjaja aspak një prindi”, ka thënë tutje Kardashian.
Mirëpo çifti West janë ndër çiftet më jetëgjatë të showbizit ndërkombëtar, dhe vazhdojnë të jenë të lumtur së bashku. /Telegrafi/