Telegrafi

Kim Kardashian tregon linjat në fustan të zi elegant, teksa shijon një darkë me aktoren Demi Moore

Kim Kardashian shijoi një natë në Nobu në Hollywood të shtunën në mbrëmje, ku tregoi linjat e saj të famshme në daljen e saj të parë që nga konfirmimi i romancës së re me Pete Davidson.

Ylli televiziv u fotografua duke darkuar me mikeshat e saj të famshme si Demi Moore, vajzën e saj Rumer Willis, Kim Jones të Fendi dhe modelen Amber Valletta.

Dalja e darkës shënon herën e parë që Kim është parë që kur ajo konfirmoi lidhjen e saj romantike me aktorin e “SNL” Pete.

Foto: BackGrid

Për mbrëmjen Kim veshi një fustan të zi të ngushtë me çizme Balenciaga dhe doreza lëkure të gjata, shkruan DailyMail.

41-vjeçarja i mbajti flokët e saj të drejta të hedhura prapa supeve, syze të zeza Balenciaga dhe një palë vathë.

Foto: BackGrid

Kim u shoqërua në darkë nga aktorja Demi Moore, 59 vjeç, e cila kishte veshur xhinse dhe një pallto ngjyrë bezhë me çizme të ngjashme, ndërsa vajza e saj e madhe Rumer, 33 vjeçe, ishte e veshur në të bardha me një pallto elegante.

Valletta – një modele e famshme e cila së fundmi mahniti për Mugler – u pa bashkë me to, e veshur me një kostum të zi elegant të modeluar nga Dior, të cilin e kombinoi me Nikes ngjyrë rozë dhe një çantë të gjelbër.

Foto: BackGrid

Të gjithë grupi u larguan së bashku përpara se Kim të shihej duke shkuar drejt Rolls Royce-it të saj të bardhë.

Megjithëse natyra e darkës në grup ishte e paqartë, Kim Jones i Fendi-t – me të cilin Kim bashkëpunoi në “Fendi X SKIMS” – është mik  përbashkët i Kim-it dhe Demit.

Foto: BackGrid

Të tre kishin qenë të pranishëm së bashku në gala mbrëmjen “WSJ” më 1 nëntor në qytetin e New York-ut, ku Kardashian iu dha një çmim për markën e saj miliarda dollarëshe.

Kujtojmë që kjo paraqitje e Kim vjen pas konfirmimit të romancës me aktorin 28-vjeçar, me të cilin së fundi u pa dorë për dore.

Foto: BackGrid

Dyshja e famshme kishin ndarë fillimisht një puthje gjatë një skene të ‘Aladdin’ në SNL ndërsa Kim bëri debutimin e saj si mikpritëse në fillim të tetorit.

Me 16 nëntor, Kim dhe Pete festuan së bashku ditëlindjen e komedianit në një festë që u organizua në kompleksin e Kris Jenner’s në Palm Springs.

Foto: BackGrid

Megjithatë, ndërsa Pete banon në New York dhe baza e Kim-it është në Hidden Hills me katër fëmijët e saj dhe Kanye, marrëdhënia e tyre po vazhdon në distancë.

Pas romancës së re të yllit televiziv, ish-bashkëshorti i saj, reperi i “DONDA” në anën tjetër është lidhur me një modele 24-vjeçare të quajtur Vinetria Chubbs, e cila javët e fundit ka udhëtuar me të nga Los Angeles, në Miami dhe Toronto.

Foto: BackGrid

Ata dolën publikisht në lojën e tij të basketbollit të “Donda Academy” më 6 nëntor dhe ajo kishte marrë pjesë në shërbimin e tij të së dielës më 31 tetor. /Telegrafi/

Foto: BackGrid
Foto: BackGrid