Site icon Telegrafi

Kim Kardashian tregoi fytyrën e saj pa asnjë gjurmë grimi

Fansat u kënaqën – ajo u besoi teknikave të një artisti të grimit

Ylli i reality shou-t, Kim Kardashian, shihet kryesisht, e rregulluar nga koka te këmbët, ndërsa tani ajo ka vendosur të tregojë fytyrën e saj fare pa grim.

Ajo tregoi lëkurën e saj natyrale dhe ndjekësit e saj e shohin se edhe ajo ka parregullsi në fytyrë si shumica e femrave.

Videoja është regjistruar nga miku i saj, artisti shqiptar i grimit, Mario Dedivanovic, pak para procesit të grimit, transmeton Telegrafi.

Mario prezantoi i emocionuar Kim-in, e cila ishte duke buzëqeshur teksa ishte ulur me flokë të shprishura dhe të veshur me një fustan shtëpie të thjeshtë të zi.

Gjatë procesit të grimit, Kim iu bashkua në një moment, duke thënë: – Dje u bënë 15 vjet që kur unë dhe Mario u takuam. Ai më dërgoi lule – tha Kim dhe Mario shtoi se ajo i dërgoi një tortë.

Fansave u bëri më shumë përshtypje fakti që Kim e lejoi veten të shfaqej para kamerave pa asnjë grim në fillim të klasës. Pasuan komente të shumta pozitive. /Telegrafi/

Exit mobile version