Kim dhe Khloe Kardashian kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e stilistit Jesus Guerrero.
Ai punonte ngushtë me familjen e tyre, veçanërisht me Kylie Jenner.
“Familja jonë ‘glam’ do të thotë shumë për ne. Punojmë së bashku, pushojmë dhe festojmë jetën bashkë”, shkruan DailyMail.
“Humbja e një anëtari të kësaj familjeje na shkatërron”, shkroi Kim në një postim prekës në Instagram.
Ajo gjithashtu ngushëlloi Kylie-n dhe të gjithë ata që e deshën Guerreron.
Jessica Alba, Chris Appleton dhe Jen Atkin ishin mes të famshmëve që bënë homazhe për stilistin e talentuar, duke kujtuar pasionin dhe shpirtin e tij të ngrohtë.
“Ai ishte një dritë e ndritshme dhe preku jetën e shumë njerëzve”, shkroi familja e tij në një mesazh mirënjohjeje për mbështetjen e marrë.
Guerrero, i cili kishte punuar me yje si Jennifer Lopez dhe Katy Perry, do të mbahet mend si një talent i jashtëzakonshëm dhe një mik i dashur nga komuniteti i modës dhe bukurisë. /Telegrafi/