Telegrafi

Kim Kardashian thuhet është gati për një romancë të re pas ndarjes së Pete Davidson

Kim Kardashian po bëhet gati të zhytet në ‘pishinën’ e takimeve.

Disa javë pasi u publikua lajmi se Kim dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund romancës së tyre, një burim E!News tha se Kim është e hapur për të filluar sërish takimin.

Me kë mund të përfundonte ajo? Vetëm koha do ta tregojë, por një burim i veçantë pranë yllit të “The Kardashians” se Kim “ka shumë opsione”, duke shtuar se “të gjithë miqtë e saj po përpiqen vazhdimisht t’i gjejnë dikë”.

Foto: Matt Baron/Shutterstock

Sa i përket cilësive që kërkon në lidhjen e saj të radhës, burimi i dytë tregon se Kim ka një ide se çfarë partneri do të dëshironte në të ardhmen.

“Kim është shprehur se është gati të takohet me dikë, por duhet të jetë personi i duhur që e kupton jetën e saj. Ajo nuk po komprometon lirinë e saj tani”, tha ky burim.

Megjithatë, 41-vjeçarja pëlqen të takohet, thotë ky burim dhe “është padyshim e hapur për ta vënë veten përsëri atje” kur të jetë koha e duhur.

Foto: GC Images

Më 5 gusht, burime të afërta të Kim dhe Pete i thanë se ish-çifti ishin ndarë pas nëntë muajsh bashkë.

Në atë kohë, personat e afërt me çiftin e përcaktuan ndarjen e tyre në orare të vështira të angazhimeve dhe distanca të gjata, kjo pasi Pete kaloi një pjesë të verës në Australi për të filmuar filmin “Wizards!”.

Lexo po ashtu Kim Kardashian duket e mahnitshme në një seri të re fotosh teksa shkruan një mesazh të fshehtë: Koha do ta tregojë gjithmonë

Pavarësisht se i dhanë fund romancës së tyre, burimet pranë tyre  thanë se Kim dhe Pete kanë ende “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”.

Theksojmë që Kim ishte e martuar më parë me Damon Thomas nga 2000 deri në 2004, Kris Humphries nga 2011 në 2013 dhe Kanye West për shtatë vjet, përpara se të njoftonin ndarjen e tyre në 2021. /Telegrafi/