Kim Kardashian ka deklaruar se është absolutisht zemërthyer për viktimat në festivalin “Astroworld” të Travis Scott.
Tetë persona vdiqën dhe rreth 300 tjerë u plagosën në festivalin e muzikës që u mbajt në natyrë të organizuar në “NRG Park” në Huston të premten (5 nëntor).
“Absolutisht zemërthyer për jetët e humbura dhe këdo që u lëndua në Astroworld”, tha Kardashian, 41 vjeç, në një deklaratë të shpërndarë në InstaStory të hënën (8 nëntor).
“Ashtu si të gjithë ju, edhe familja jonë është e tronditur nga tragjedia. Ne po lutemi për të gjitha viktimat, familjet dhe të dashurit e tyre që u prekën në këtë tragjedi, si dhe Travis-in që e dimë se kujdeset aq shumë për fansat e tij dhe është me të vërtetë i shkatërruar”, ka vazhduar Kim, shkruan People.
Tragjedia ndodhi të premten mbrëma gjatë performancës së Scott në “Astroworld”, kur fansat hynë në skenë, duke shkaktuar një rritje vdekjeprurëse të turmës.
Kylie Jenner, partnerja e Scott gjithashtu ka reaguar pas ngjarjes tragjike, në të cilën ishte e pranishme edhe bashkë me vajzën e saj dhe reperit, Stormi.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë ata që humbën jetën, u plagosën apo u prekën në ndonjë mënyrë nga kjo ngjarje”, shkroi Kylie ndër tjera.
Motra e Kylie, Kendall Jenner, gjithashtu iu drejtua tragjedisë me një deklaratë të shkurtër të shpërndarë në Instagram të hënën.
“Unë jam ende pa fjalë mbi lajmet nga Astroworld. Jam vërtet e shqetësuar për familjet që kanë humbur të dashurit dhe lutjet e mia shkojnë për të gjithë të përfshirët. I dërgoj të gjithë atyre që janë prekur gjithë dashurinë time dhe u uroj atyre forcë gjatë kësaj kohe tepër shkatërruese dhe të ndjeshme”, tha Kendall në reagimin e saj.
Ndërkohë, policia e Hustonit aktualisht po vazhdon hetimet për ngjarjen. /Telegrafi/