Kim Kardashian vazhdon të mbetet personazhi më i komentuar anembanë botës.
Pothuajse çdo lëvizje e bukuroshes brune merr interes mediatik, duke e bërë atë edhe më të popullarizuar, shkruan Daily Mail.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Kim ëhtë shfaqur mjaft joshëse me veshjen e ngushtë.
Me një mini-fund dhe bluzë të verdhë, asaj i janë theksuar tiparet e bujshme trupore, për të cilat pëlqehet tej mase.
Pozat provokuese para kamerës ajo i ka marrë nga dhoma e veshjeve, ku mbrapa saj shihen një mori e gardërobave.
Ajo tutje ka bërë të ditur se linja e re e të brendshmeve nga Skims do të lansohet së shpejti. /Telegrafi/