Telegrafi

Kim Kardashian thekson format e trupit në veshjen kuq e zi, ndërsa vazhdon të shijojë jetën e beqares

Kim Kardashian duket se po ndryshon stilin e saj mes divorcit nga Kanye West.

Të mërkurën në mbrëmje në Los Angeles,  40-vjeçarja u fotografua e veshur me një palë pantallona prej lëkure në ngjyrë kuqe të ndezur, ndërsa në pjesën e sipërme kishte veshur një bluzë të zezë, të thurur me grep, shkruan DailyMail.

Nëna e katër fëmijëve, e cila tashmë është beqare, shfaqi të pasmet e saj të bujshme në veshjen e cila ishte në kombinim dhe e bënte të dukej mjaft bukur.

Ndërkohë të premten, themeluesja e markës ‘SKIMS’ përmbyti faqen e saj në Instagram me fotografi të shumta nga një pushim i ëndërruar që shijoi këto ditë me familjen e saj.

Kim u duk se ishte plotësisht e relaksuar ndërsa lundronte në ujë me disa miq, duke përfshirë ish-ndihmësen e saj, Stephanie Shepherd dhe shokun e saj për një kohë të gjatë, Tracy Romulus.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” po shijon ca kohë larg shtëpisë me fëmijët e saj dhe disa miq të familjes.

Kim ka të ngjarë të pastrojë kokën nga drama e divorcit përsëri në shtëpi ndërsa burri i saj i larguar, Kanye West, thuhet se ndryshoi numrin e tij dhe komunikon me ish-in e tij vetëm përmes rojeve të sigurisë, pasi ajo bëri kërkesë për divorc në shkurt.

Reperi gjithashtu thuhet se pavarësisht raporteve të ftohura me Kimin, ai nuk po e ndërpret komunikimin me katër fëmijët e tyre, North, shtatë vjeçe, Psalm, pesë vjeç, Chicago, tri vjeçe, dhe Psalm, 22, muajsh, me dado të ndryshme që ndihmojnë në krijimin e përvojës së bashkë-prindërimit.

Ndërkohë Kim thuhet se së fundmi ka qenë e lidhur me reperin Drake, por gjithçka mbetet në dozat e thashethemeve. /Telegrafi/