Telegrafi

Kim Kardashian tërheq vëmendje me imazhet ku shfaqet pa makijazh

Ajo është duke shijuar në maksimum pushimet në vende të nxehta.

Dhe Kim Kardashian tashmë ka lëvizur sërish, duke shkuar në Palm Springs me familjarët e saj, shkruan Daily Mail.

Derisa ajo stërvitet pothuajse çdo ditë, padyshim që ekspozimi i fizikut të formësuar merr vëmendje të madhe.

Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, Kim është shfaqur tërheqëse me një veshje të verdhë.

Flokët zgjodhi t’i mbajë të lidhura mbrapa kokës, teksa nuk kishte përdorur fare makijazh.

Fotografi provokuese të saj u publikuan edhe nga Kylie, ndërsa që të dyja u panë të veshura me bikini. /Telegrafi/