Kim Kardashian ka qenë ndër personazhet më të komentuar në faqet rozë kohëve të fundit.
Kjo, jo si pasojë e pozave të saj provokuese, por për shkak të polemikave që ka me bashkëshortin e saj, Kanye West, shkruan Daily Mail.
Përkundër problemeve që po mundohet t’i zgjidh, Kim gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka marrë vëmendje me një paraqitje atraktive.
E veshur me një bluzë dhe pantallona të bardha, ajo në rend të parë ka theksuar barkun e saj të sheshtë, teksa mbante edhe një maskë mbrojtëse.
Kim përndryshe ka qenë duke u fokusuar në kujdesin e fytyrës dhe vetes, pasi Kanye u rikthye sërish në Los Angeles.
Çifti kohëve të fundit kanë qenë duke shijuar pushimet në vende të ndryshme, me qëllim që të shpëtonin martesën. /Telegrafi/