Site icon Telegrafi

Kim Kardashian ‘tërbon’ rrjetin me një fotografi provokuese në Instagram, fansat e kritikojnë duke e quajtur vulgare

Kim Kardashian (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images for MTV/Guliver)

Kim Kardashian publikoi një fotografi tejet provokuese në Instagram, ku kësaj here shfaqej me bikini të markës “Chanel”.

Ajo vinte në pah më tepër se ç’duhet fizikun e saj, duke bërë kështu që të marrë mijëra pëlqime dhe të komentohet në masë të madhe nga ndjekësit e saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Por fansat e saj ishin më pak të kënaqur kur panë këtë imazh provokues të premten në Instagram.

Duke i kujtuar asaj se fëmijët e saj do ta shihnin një ditë të portretizuar seksualisht, ajo u quajt nga fansat ‘e dëshpëruar’, ‘trishtuese’ dhe ‘vulgare’ në komentet e bëra në Instagram.

Ata nuk ishin të impresionuar, duke e këshilluar atë të mendonte për vajzën e saj të vogël, e cila do të ndikohet nga e ëma.

Kim Kardashian (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Kjo nuk është hera e parë që Kim del kaq e zhveshur në rrjetet sociale.

Të hënën, ajo publikoi një fotografi në krevat, e veshur me rroba banje me madhësi kukullash, ndërsa nxori jashtë gjuhën e saj.

Paraqitjet e saj të ekspozuara në Instagram janë komentuar edhe nga motrat e saj, Kendall dhe Kourtney, të cilat i kanë sugjeruar asaj të jetë më e përmbajtshme.

Por, Kim gjatë një episodi të “Keeping up with the Kardashians” u ishte kundërpërgjigjur atyre duke thënë se Instagrami është personal i saj, dhe mund të postojë çfarë të dojë.

Lexo po ashtu Kompania e sigurimeve padit truprojen e Kim Kardashianit për 6 milionë dollarë për mos-mbrojtjen e saj gjatë sulmit në Paris

“Unë jam në Instagramin tim, ju nuk do të më tregoni se çfarë të publikoj, askush nuk do të më tregojë se çfarë të publikoj” ishte shprehur ajo.

Përndryshe, Kim është e martuar prej katër vitesh me reperin Kanye West dhe së bashku kanë tre fëmijë: pesëvjeçaren North, dyvjeçarin Saint, dhe fëmijën e tretë, vajzën Chikago. /Telegrafi/

Kim Kardashian West (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version