Super ylli Kim Kardashian është angazhuar edhe në një tjetër projekt.
Ajo pritet të bëhet pjesë e një nga episodeve të përshtatjes televizive të romanit dystopian të Margaret Atwood, “The Tale of the Handmaid”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Fansat e këtij projekti filmik janë duke pritur me padurim sezonin e ri, në të cilin pjesëmarrëse do të jetë edhe Kardashian.
Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim të ekspozuar dhe me veshje që tregojnë më shumë se ç’duhet, Kim kësaj radhe do të vijë më ndryshe.
Në një fotografi të ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram, Kardashian shfaqet e veshur si një shërbëtore fshati, me një veshje tepër modeste në ngjyrë të kuqe
Në vend të mbulesës së fytyrës dhe mbulesës në kokë me figura, Kim kishte preferuar që t’i shfaqte flokët e saj, duke i bërë ato gërsheta.
Ajo ka publikuar fotografinë e saj me këtë pamje, ndërsa është gjykuar nga fansat për pamjen e saj aspak të këndshme, me një veshje e cila nuk i shkon fare për shtat.
“Duke pritur sezonin e ri për përrallat e “HandMaids”, ka shkruar Kim në mbishkrimin e fotografisë.
Megjithatë edhe ekspozimi nga ana e Kimit nuk mungoi, pasi me dekoltenë e hapur, ajo vuri paksa në pah gjoksin e saj atraktiv.
Përveç pjesëmarrjes në këtë projekt filmik, Kim thuhet se po krijon një linjë të kukullave lodrash bazuar në familjen e saj.
37-vjeçarja është duke eksploruar idenë e marketingut të një koleksioni të kukullave dhe ka angazhuar fëmijën e saj më të madh si ‘oficer i këtyre kukullave’.
Bukuroshja zeshkane më parë kishte treguar se pavarësisht se si ajo mund të perceptohet, ajo gjithmonë e ka konsideruar veten si një biznesmenë.
Kim gjithashtu mendon se etika e saj e punës ka qenë një nga çelësat e suksesit të saj.
Ajo tha: “Realiteti është që njerëzit nuk duan të ngrihen e të punojnë. Kjo tingëllon e çmendur, por e dëgjoj gjatë gjithë kohës”. /Telegrafi/