Ylli Kim Kardashian është e njohur për paraqitjet e saj eksplicite qoftë në evente apo fotografi të ndryshme në rrjetet sociale.
Ajo nuk kursehet asnjëherë, dhe e tillë ka ardhur edhe në imazhin e saj të fundit.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, ajo shfaqet vetëm me të brendshme në kuzhinë, teksa shijon një gotë qumësht.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka shkruar për regjimin e rregullt që praktikon për të mbajtur trupin në formë.
Pas periudhës së festave, Kim ka vendosur që të rikthejë format trupore, kjo pasi Krishtlindjet i kanë sjell asaj pak kilogramë.
Ndërkohë me dukjen e saj prej biondeje, Kim dukej edhe më tërheqëse për ndjekësit e saj. /Telegrafi/