Telegrafi

Kim Kardashian me sutjena në qytet në mes të natës, tregon linjat admiruese trupore (Foto)

Kim Kardashian si zakonisht tenton të vë trendet e fundit në shoubizin ndërkombëtar.

Kësaj radhe Kim ka befasuar duke dalë në rrugë me një veshje mjaft të guximshme. Ajo ka preferuar që të dalë me sutjena teksa shfaqë trupin fenomenal.

Revista People raporton se Kim Kardashian po tenton të rikuperohet nga lajmi për shtatzëninë e Kylie Jenner. Motra e saj befasoi të gjithë pasi me të hyrë në lidhje me Travis Scott vendosi të bëhet nënë.

Lajm tjetër që mund të ketë befasuar Kimin ishte shtatzënia e Khloe Kardashian. Khloe dhe Tristan thuhet se janë në pritje të një fëmiu.

https://www.youtube.com/watch?v=DMhTFFSA4xY

Sidoqoftë, Kim me flokun e bardhë dhe veshjen sportive sa edhe tërheqëse tenton të tregojë se ajo vazhdon të jetë prej femrave më seksi në botë. E këtu, pak ka që dyshojnë.

Kim Kardashian aktualisht po pushon nga aktivitetet e saj, teksa bizneset po i ecin mirë. Ndryshe, ajo pritet të kthehet në episodet e ardhshme të serialit “Keeping Up Ëith The Kardashians”. /Telegrafi/