Telegrafi

Kim Kardashian me suksesin e radhës, fiton 10 milionë dollarë nga shitja e linjës së re të parfumëve

Kim Kardashian mund të bezdisë ndjekësit e saj me postimet e saj të përditshme.

Megjithatë, bukuroshja sigurohet që të fitojë miliona dollarë nga fushata që i realizon.

Vetëm pak ditë pas lansimit të fushatës së re reklamuese të parfumëve të rinj ajo ka konfirmuar fitime të mëdha.

“Bae”, “BFF” dhe “Ride Or” parfumët kanë siguruar 10 milionë dollarë, arritje që bukuroshja e arriti vetëm me reklamim në rrjetet sociale.

Plot 300 mijë parfumë nga 30 mili litra janë shitur nga koleksioni i 38 vjeçares, që vet ajo e bëri të ditur se vështirë se mund të kthehet në prodhim dhe në shitje.

Çmimi i një parfumi ishte 30 dollarë, pra me një çmim mjaft ekskluziv.

Kimi ndryshe priti kohë më parë fëmiun e saj të tretë nga një nënë surrogate. /Telegrafi/