Telegrafi

Kim Kardashian sqaron një herë e mirë: Kam vetëm pesë gishtërinj

Fansat kanë spekuluar se Kim Kardashian ka një gisht të gjatë në këmbën e majtë pasi që më parë bëri me ‘photoshop’ një gisht shtesë në disa fotosesione provomuese.

Por ylli i “Kepping Up With the Kardashians” sqaroi të vërtetën një herë e përgjithmonë, duke publikuar një video të gishtërinjve dhe duke llogaritur secilin gisht.

Në një seri videosh të postuara në InstaStory të mërkurën në mbrëmje, 39-vjeçarja e quajti teorinë se ajo ka një gisht shtesë ‘me të vërtetë të egër’.

“Të gjithë mendojnë se unë kam gjashtë gishtërinj dhe është me të vërtetë e egër”, tha ajo ndërsa filmonte këmbën.

Pasi numëroi gishtërinjtë, duke vënë në dukje se ka vetëm pesë, ajo theksoi se kjo ka të bëjë me këpucët e hapura që bëjnë të duket se është një gisht shtesë.

“Por është kjo, një pjesë e këmbës sime, që kur vesh një këpucë ashtu si kjo, ajo duket ndryshe këtu dhe në një fotografi”. tha Kim. “Nuk e di pse, duket si një gisht i gjashtë i këmbës”.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Ajo vazhdoi të filmonte një video ‘selfie’ me flokët lart në një prapaskenë të bukur me një ambient luksoz.

“Shpresoj që kjo të jetë përgjigjur në pyetjen time të gjashtë të gishtit të këmbës”, tha Kim. “Sepse unë kam vetëm pesë gishtërinj në secilën këmbë”.

Ajo dukej se po shijonte kohën me miqtë pasi ata dëgjoheshin me zë të lartë në pjesën e prapme. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Instagram)