Telegrafi

Kim Kardashian shpërndan fotografinë e Anxhelina Hadërgjonajt në InstaStory

Foto: Getty Images

Shqiptarët për yllin Kim Kardashian nuk janë një popull i panjohur!

Kjo për faktin se grimeri i saj më i besueshëm, Mario Dedivanovic, është me prejardhje shqiptare.

Kim Kardashian është mjaft e lidhur edhe me grimerin tjetër të njohur Ariel, i cili njëherësh është grimeri më i besuar i motrës së saj, Kylie Jenner.

Si për koiçidencë, edhe Ariel jeton në të njëjtën shtëpi banimi me një shqiptare të njohur.

Ajo është Anxhelina Hadërgjonaj, e cila kishte arritur që Arielin ta sillte edhe në Shqipëri për një event “master-class”, të cilin e organizoi motra e saj.

Së fundmi, ka qenë Kim Kardashian, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në InstaStory një fotografi të Anxhelinës.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Bëhet fjalë për një portret të këngëtares shqiptare, ku shfaqet e grimuar pikërisht nga Ariel, ndërsa Kardashian shkruan në mbishkrimin e fotografisë për linjën e re të grimerit.

Në anën tjetër, duket se Anxhelina është gjithashtu e lumtur që ka pasur rastin të promovohet në një llogari në Instagram, si ajo e Kimit, e cila ndiqet nga mbi 110 milionë ndjekës. /Telegrafi/