Telegrafi

Kim Kardashian shokon të gjithë me foton e një gjarpri të printuar me brendimin e Louis Vuitton

Duhet të jesh shumë i jashtëzakonshëm për të rrëmbyer vëmendjen nga Kim Kardashiani në rrjetet sociale deh sërish ajo është siguruar që të tërheqë vëmendjen.

Kim ka provokuar duke nxitur shumë reagime me një imazh të pazakontë të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Louis” është gjarpri të cilin e ka kapur në duar Kimi dhe e ka postuar në rrjetin social Instagram. Ky gjarpër shihet i printuar me brendimin e Louis Vuittonit në ngjyrë të arit dhe vjollcë.

Pa ndonjë befasi të madhe ajo nxiti shumë reagime nga adhuruesit, shumica prej të cilëve edhe e kritikuan pse postoi një imazh të tillë.

Kishte edhe shumë të tillë që pohuan se ky imazh ishte i realizuar me photoshop, e shumë të tjerë që e akuzuan Kimin se publikoi një imazh të vjetër.

Pa marrë parasysh se çka mendojnë fansat, Louis për momentin është gjarpri më i famshëm në botë. /Telegrafi/