Telegrafi

Kim Kardashian shndërrohet si ish-Zonja e Parë (Foto)

Kim Kardashian ka një projekt të ri. Si zakonisht, ka ngjallur shumë kritika, por le të shohim për çfarë bëhet fjalë.

Ajo ka pozuar me të bijën, North West për kopertinën e re të revistës ‘Interview’ si ish-Zonja e Parë Jackie Kennedy.

Ky vendim i editorëve të revistës nuk është pritur shumë mirë. Lexuesit kanë kritikuar përafrimin e dy grave krejt të ndryshme.

Në të vërtetë, nuk mund ta thuash çfarë kanë menduar drejtuesit e ‘Interview’ që i bashkon këto dy gra.

Ndoshta kanë dashur të tërheqin vëmendje pikërisht me afrimin e dy të kundërtave, por është e sigurt që Kim me kostume klasike dhe perla po kritikohet shumë më tepër sesa me fotot nudo.

Sakaq, kjo është kopertina e parë e North West.