Site icon Telegrafi

Kim Kardashian shijon jetën si beqare në klubet e natës në Miami

Kim Kardashian e shfaqi plotësisht figurën e saj të pabesueshme teksa mbërriti në një festë ekskluzive në Miami me motrën e saj më të vogël Khloe Kardashian dhe miqtë Jonathan Cheban dhe Serena Williams të premten mbrëma (2 dhjetor).

Themeluesja e “Skims”, 42 vjeçe – e cila kohët e fundit zgjidhi divorcin e saj me reperin Kanye West – shëtiti në trotuar me një bluzë të hollë të zezë të stiluar me pantallona lëkure po ashtu të zeza.

Ajo theksoi belin teksa i shtoi pak lartësi shtatit të saj me një palë çizme të zeza me majë.

Në vend të flokëve bionde, Kim së fundmi kërkoi nga stilistja e saj që t’i ngjyroste flokët me një ton ‘të mjaltit’.

Dhe për natën e saj argëtuese, ajo i la flokët e saj të gjata të lëshuara t’i binin sipër.

Ndërsa, Khloe u pa e veshur me një bluzë të zezë të ngushtë, të cilën e kombinoi me një palë pantallona të gjelbër ushtarak.

Themeluesja “Good American”, 38 vjeç i mbante gjërat e saj në një çantë me shkëlqim Bottega Veneta.

Thuhet se vajza e famshme dhe miqtë e tyre po shkonin në një festë në shtëpinë e biznesmenes Loren Ridinger në Miami me një grumbull fytyrash të tjera të famshme.

Ishte një natë e ngarkuar për grupin pasi Kim, Khloe, Serena dhe Jonathan po ashtu u drejtuan në festën e Art Basel të Wayne & Cynthia Boich.

Grupit iu bashkuan edhe Kylie Jenner ku u shfaq një performancë nga i dashuri i saj, Travis Scott dhe 50 Cent.

Ngjarja vjetore e Art Basel në Miami Beach u zhvillua nga 1-3 dhjetor, me galeri kryesore nga pesë kontinente që shfaqin artin modern dhe bashkëkohor, si dhe brezin e ri të yjeve në zhvillim.

Udhëtimi në Florida vjen vetëm disa ditë pasi Kim më në fund zgjidhi divorcin e saj me ish-bashkëshortin Kanye West. /Telegrafi/

Exit mobile version