Kim Kardashian u përpoq të dukej e thjeshtë me një veshje sportive pasi vizitoi dermatologun e saj, Simon Ourian në klinikën e kujdesit të lëkurës.
Pas seancës së saj të së enjtes, ylli 42 vjeç, doli nga zyra e mjekut me fytyrë të freskët nën një palë syze dielli të zeza ndërsa pinte një kafe të ftohtë.
Ndërsa po kthehej drejt makinës së saj së bashku me një roje sigurie, i cili e drejtoi atë në sediljen e pasagjerit, nëna e katër fëmijëve dukej në formë të mire.
Motra më e madhe e Kylie Jenner tregoi shkëlqimin e saj nga dielli, të cilin e fitoi nga udhëtimi i saj i fundit në Queensland-in e Veriut të Largët për të vizituar të dashurin e saj Pete Davidson gjatë fundjavës.
Olivia Pierson, e cila u shfaq në serialin realitet WAGS midis 2015 dhe 2017, u pa gjithashtu në klinikën e kujdesit të lëkurës, si dhe kushërirën e saj, Natalie Halcro.
Dyshja janë të dy mikesha me Kardashian dhe Pierson madje u shfaq në episodin e 9 qershorit të “The Kardashians” teksa po pushonin në Republikën Domenikane.
Dalja e fundit e Kim vjen pasi burime të afërta me yllin televiziv kanë zbuluar se ajo “nuk donte që askush ta dinte se ishte në Australi” dhe bëri përpjekjet e saj maksimale për të siguruar që ajo të mos fotografohej.
“Ajo është këtu vetëm për të kaluar kohë me Pete dhe nuk ka plane të largohet nga hoteli. Është një udhëtim shumë privat dhe ajo nuk dëshiron të shqetësohet”, tha një burim.
“Kim është e lumtur t’ju thotë “përshëndetje” nëse shiheni me të, por ajo definitivisht nuk dëshiron të bëjë fotografinë e saj në këtë udhëtim”, tha tutje burimi.
Kim fillimisht ishte vendosur të takonte Davidson në Silky Oaks Lodge në Mossman, por thuhet se ishte zhvendosur në Sheraton Grand Mirage Resort, Port Douglas për privatësi shtesë.
Para se Kim të mbërrinte në hotel, punonjësve iu kërkua të nënshkruanin një marrëveshje me kompaninë e prodhimit të filmit që po punon Pete.
Punonjësit e resortit u udhëzuan gjithashtu që të mos u kërkojnë yjeve të Hollywodit për ‘selfie’ apo autografe dhe të mos postojnë asgjë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Davidson ka qenë në Cairns të Australisë për të filmuar komedinë “Wizards!” me Orlando Bloom.
Çifti kanë qenë të ndarë prej katër javësh, për shkak të agjendave të tyre. /Telegrafi/