Telegrafi

Kim Kardashian shfaqet me stil me një pallto leopardi nga udhëtimi në Japoni

Kim Kardashian ndau më shumë imazhe nga udhëtimi i saj në Japoni me vajzën nëntëvjeçare, North West.

Nëna e katër fëmijëve, e cila sapo u kthye në Los Angeles pas udhëtimit të tyre në Japoni, postoi më shumë fotografi nga arratisja e tyre e ëmbël.

Kim mori vëmendje me një pallto me print leopardi të gjatë, e cila nxirrte në pah belin e saj të hollë, ndërsa pozonte përkrah North.

Foto: Screenshot/Instagram

Biznesmenja, 42 vjeçe, mbante një palë syze dielli dhe një çantë të zezë në foto, ndërsa North u shfaq veshje japoneze.

Lexo po ashtu Kim Kardashian debuton me modelin e ri të flokëve, duket tërësisht ndryshe

Kim, North dhe miqtë e tyre gjithashtu shijuan vizitën e Universal Studios Japoni gjatë pushimeve të tyre si dhe pamjet në Tokio.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i “The Kardashians” ndan katër fëmijë me ish-burrin, reperin 46-vjeçar Kanye West: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kim paraqiti kërkesën për divorc në shkurt të 2021-shit pak para përvjetorit të shtatë të martesës së çiftit.

Foto: Screenshot/Instagram

Kardashian, e cila u përfaqësua nga avokatja e divorcit, Laura Wasser, u shpall ligjërisht beqare në mars të vitit 2022 në mes të një romance me Pete Davidson.

Në nëntor 2022, divorci i Kim dhe Kanye u finalizua, me Kanye që ra dakord të paguante 200 mijë dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët dhe kujdestari të barabartë.


Reperi tani është i martuar me arkitekten Bianca Censori. /Telegrafi/