Telegrafi

Kim Kardashian shfaqet provokuese me një fund transparent prej xhami (Foto)

Ajo ka qenë mikeshë e ngushtë me drejtorin kreativ dhe projektuesin Balmain Olivier Rousteing për disa vite.

Dhe Kim Kardashian dukej e shndritshme në një fund të gjatë rrjete, i punuar me material transparent prej xhami dhe me një të çarë të madhe në mes.

Me këtë veshje, 35 vjeçarja është paraqitur në hapjen e një butiku të ri të modës në Los Anxhelos të enjten.

Lexo po ashtu Veshi vajzën si veten, fansat kritikojnë rëndë Kim Kardashianin (Foto)

Këtë fund, super ylli e kishte kombinuar me një bluzë të shkurtër në pjesën lartë, duke nxjerr në pah edhe barkun e saj.

Ndërkohë flokët e lëshuara poshtë i rrinin për bukur, dhe me këtë paraqitje ajo u komplimentua edhe nga vet stilisti Olivier Rousteing. /Telegrafi/