Ajo ka qenë mikeshë e ngushtë me drejtorin kreativ dhe projektuesin Balmain Olivier Rousteing për disa vite.
Dhe Kim Kardashian dukej e shndritshme në një fund të gjatë rrjete, i punuar me material transparent prej xhami dhe me një të çarë të madhe në mes.
Me këtë veshje, 35 vjeçarja është paraqitur në hapjen e një butiku të ri të modës në Los Anxhelos të enjten.
Këtë fund, super ylli e kishte kombinuar me një bluzë të shkurtër në pjesën lartë, duke nxjerr në pah edhe barkun e saj.
Ndërkohë flokët e lëshuara poshtë i rrinin për bukur, dhe me këtë paraqitje ajo u komplimentua edhe nga vet stilisti Olivier Rousteing. /Telegrafi/