Kim Kardashian nxiti ndjekësit me njoftimin e fundit në rrjete sociale pasi ylli televiziv u pa pa sytjena, teksa promovonte koleksionin e ri për “Skims”.
42 vjeçarja është shfaqur tërësisht e zhveshur në promovimin e markës më të re të sytjenave, “Skims”, shkruan DailyStar, transmeton Telegrafi.
Nëna e katër fëmijëve është filmuar duke hequr këmishën e saj të zezë “Skims”, për të zbuluar të brendshmet, ndërsa përpara kamerës shton: “Turbulloje këtë kur ta postosh”.
Ndërkohë, zeshkanes pranë videos i është vënë një shirit për t’ia mbuluar gjoksin e zhveshur.
Përveç Kim, linjën e re e kanë promovuar edhe disa modele të tjera, gjersa janë dhënë edhe disa detaje rreth këtij produkti.
“Këto do ta ndryshojnë lojën. Pas vitesh zhvillimi dhe pajisjesh, këto janë sytjenat më të mira. Janë më ndryshe. Është një transformim i plotë”, u shpreh ajo.
Krahas kësaj, Kim së fundmi ka qenë në vëmendje për shkak të një dokumentari të ri, në të cilin flitet për divorcin me Kanye Westin.
Të gjitha detajet e ndarjes së tyre si dhe për procesin tashmë janë të dokumentuara në një projekt që u publikua më 7 gusht në Discovery.
Dyshja duhet theksuar se kanë bashkë katër fëmijë, që njëherësh janë pjesë e këtij dokumentari. /Telegrafi/