Telegrafi

Kim Kardashian shfaqet provokuese në fotosesionin e ri

Kim Kardashian është padyshim njëra prej figurave më të popullarizuara anembanë botës.

Pothuajse çdo postim i saj në rrjetin social Instagram merr miliona pëlqime, duke mos lënë anash edhe komentet, shkruan Daily Mail.

Ndonëse janë afër festat e fundvitit, Kim ka zgjedhur që tani të fillojë me fotosesione atraktive.

Në një postim të fundit, bukuroshja brune është parë me poza provokuese, teksa më shumë i dominonte ngjyra e bardhë në veshje.

“Tamam në kohë të festave”, ka shkruar ajo në përshkrim, duke promovuar edhe linjën e re të produkteve të bukurisë.

Flokët kësaj radhe ajo i ka bërë gërsheta, kurse makijazhi i rëndë është bërë me nuanca të errëta.

Me po të njëjtën dukej, Kim ka theksuar linjat e bujshme trupore, për të cilat komentohet mjaft shumë. /Telegrafi/