Super ylli Kim Kardashian gjatë janarit është bërë nënë për herë të tretë.
Fëmijën e saj të tretë e solli në jetë një nënë surrogate, ndërsa çifti e pagëzuan me emrin Chikago.
Kim ka qenë shumë e rezervuar rreth jetës private dhe të rralla janë daljet e saj publike.
Megjithatë, së fundmi ajo është fotografuar duke dalë në shëtitje me bijën e saj të porsalindur.
Ajo dukej tejet elegante dhe me stil, teksa shëtiste të voglën e saj me karrocë. /Telegrafi/